Instituti Italian i Kulturës nderon regjizorin e madh me një retrospektivë kinematografike, çdo të martë, pranë Marubit nën prezantimin e protagonistëve te kinemasë shqiptare.
E martë 19 mars, ora 19: Lo sceicco bianco – Akademia e Filmit e Multimedia Marubi
Retrospektiva vazhdon me Le tentazioni del Dottor Antonio, Toby Dammit,
I clowns, I vitelloni si dhe kryevepra të tjera deri më 7 maj
Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prezantojë një retrospektivë dedikuar Federico Fellini-t me rastin e njëzet vjetorit të vdekjes.Të martat e kinemasë italiane pranë Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi do të rifillojnë në datën 19 mars, kur përmbledhja Fellini do të përurohet me projektimin e filimt Lo sceicco bianco, 1952, me Leopoldo Trieste, Alberto Sordi, Giulietta Masina dhe Brunella Bovo. “Dy të porsamartuar jugorë shkojnë për muaj mjalti në Romë, ku ajo, shumë e dhënë pas fotoromancave, shkon të vizitojë heroin e ëndrrave të saj. Paradë tallëse e mediokërve me një shije karikature që shpesh bëhet një satirë thumbuese. Një Alberto Sordi i pavdekshëm dhe një Romë ende realiste, por tashmë e deformuar nga një talent vizionar”, kjo do të jetë kritika e Fjalorit mbi filmin Morandini.
E martë, 26 mars përmbledhja do të vazhdojë me veprat e Federico Fellini-t, dy filma me episode: Le tentazioni del Dottor Antonio (nga Boccaccio ’70) dhe Toby Dammit (nga Tre passi nel delirio).
Programi, pra, parashikon projektimin e I clowns, I vitelloni, Ginger e Fred, Roma, Giulietta degli spiriti dhe La dolce vita, me të cilin mbyllet edhe retrospektiva, të martën, më 7 Maj.
Çdo projektim filmi do të prezantohet nga një protagonist me emër nga bota e kinemasë shqiptare, si Piro Milkani, Ilir Butka, Agron Domi, Genc Permeti, Faruk Basha, Elvis Hoxha … ose nga studentë të Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi.
Kujtim Çashku do të prezantojë Lo sceicco bianco
Homazhi për regjizorin e madh nga Rimini do të përfundojë më 14 Maj, kur do të jetë e ftuara Francesca Fellini, mbesa dhe trashëgimtaria e tij, e cila do të prezantojë në sallën Nënë Tereza pranë Pallatit të Kulturës, dokumentarin Duke kujtuar Federico Fellinin.