Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Mbrëmje mode organizuar nga Ambasada e Italisë dhe Konsullata e Vlorës

4 korrik 2015, ora 20:00
Gala Italia 2015, Marina Orikum, Vlorë
7 korrik 2015, ora 21:30
Residenca e Italisë, Tiranë

Një ftesë e veçantë kjo e Ambasadës së Italisë dhe e Konsullatës së Vlorës për dy veprimtari të shumëpritura të realizuara nën kujdesin e Altaroma-s të cilat kanë për qëllim promovimin, në kuadër të vitit të Expo-së, të mjeshtrisë italiane jashtë vendit.   


Giada Curti gjithnjë mbart me krenari flamurin e mjeshtrisë së Made in Italy jashtë vendit, duke prezantuar koleksionet e saj në javët më të rëndësishme të modës nëpër botë, duke korrur çdo herë suksesin e publikut dhe të shtypit.


Në datën 4 korrik Giada Curti ishte e ftuar speciale në Shqipëri me rastin e Gala Italia 2015, aktivitet i organizuar për të tretin vit radhazi Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë në Marinën e Orikumit, ndërsa më 7 korrik prezantoi pranë Rezidencës së Ambasadorit të Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani, tri koleksionet e saj të fundit, Portofino, Shukran e Sophia.


Koleksioni Portofino e merr frymëzimin nga zona e mrekullueshme e Liguria-s, ku mbizotërojnë ngjyrat e detit dhe të diellit. Për herë të parë u paraqit në pasarelë një prét couture. Must have, Pantallonat Gioiello Portofino dhe Gbag, çantat tricot të ideuara nga stilistja për këtë rast.


Koleksioni Shukran është për nder të Emirateve Arabe, e në mënyrë të veçantë të Dubait. Përkthimi fjalë për fjalë i Shukran do të thotë “faleminderit”. Një falenderim për atë ç’ka qenë por dhe për gjithçka pozitive që ndodh duke realizuar mendime e ëndrra. Një couture që ndërthur gjuhë e kultura, ngre krye me një modernizëm të  panjohur më parë;
Delikate në në ngjyrën e trëndafiltë të shkretëtirës, në të bardhën vezulluese të Kandura-s, e ftohtë në çelikun e qiellgërvishtësve futuristë si Burj Khalifa. Çallma, një aksesor i vyer e dominues në këtë rrëfim.


Për koleksionin pranverë – verë 2015, Giada Curti frymëzohet nga filmi i famshëm “Dje, sot, nesër”. Sfilata na shpie pas në vitet ’60: në vitet e bumit ekonomik dhe të Dolce Vita-s romane, të Hollywood-it mbi Tevere në të cilin Sophia Loren ishte protagoniste e padiskutueshme.
Në pasarelë 20 krijime që na kujtojnë stilin dhe sensualitetin e aktores fituese të çmimit Oscar: funde veref, nën gju, me pala të puthitura, vënë në pah belin; këmisha të bardha me kopsën e parë të lënë enkas zbërthyer; pallto treçerekëshe me aplicacion; veshje me lule të mëdha prej tyli mëndafshi të kthyera me dorë. Një koleksion radical chic për gra që nuk e njohin kohën.


Giada Curti vazhdon rrugëtimin e saj të ndërkombëtarizimit me një sfilatë në Expo Milano gjatë festimeve përmbyllëse e cila do të jetë një trade union me Expo-n e Dubait të 2020.


Projekti i ndërmarrë nga Giada Curti synon të bëjë të njohur në botë kulturën e madhe të rrobaqepësisë. Një ndërmarrje që mbart mbi supe 60 vite suksesi. Nga një ndërmarrje e vogël province arriti të shndërrohej në një realitet të qëndrueshëm botëror.