Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Të studiosh në Itali – Edicioni i 6° 2018

Më 23-24 mars 2018, 37 institucione akademike italiane, si Universitete, Akademi të Arteve të Bukura dhe Konservatorë do të jenë të pranishme në Tiranë, këto të fundit për herë të parë. Aktiviteti i organizuar nga Instituti Italian i Kulturës, me mbështetjen e Ambasadës Italiane në Tiranë, synon të promovojë dhe mbështesë sistemin akademik italian në Shqipëri. Në të vërtetë, shumë të rinj shqiptarë e shikojnë Italinë me shumë interes për të filluar ose vazhduar studimet e tyre universitare, një vend që vazhdon të preferohet për afërsinë gjeografike, lidhjet historike, ekonomike, gjuhësore dhe kulturore.

Në panair do të jetë e pranishme edhe Ambasada Italiane, e cila do të japë informacione të dobishme mbi procedurat e regjistrimit dhe ndihmën e nevojshme për të shkuar në Itali për të studiuar. Do të marrin pjesë gjithashtu në Panair edhe shoqata të ndryshme aktive në orientimin e studentëve shqiptarë për në Itali (Ipsia-Acli, Inas Cisl, Inac ecc.). Ju bëjmë me dije se në Shqipëri ekzistojnë tre Shkolla të mesme dygjuhëshe të cilat lëshojnë tituj studimi të njohur nga Ministria Italiane e Arsimit dhe në përafërsisht 300 shkolla italishtja, në sajë të projektit ILLIRIA i mbështetur nga MAECI, studjohet si gjuhë e huaj e parë ose e dytë.

Duke patur si qëllim bërjen të mundur të një kontakti të drejtpërdrejtë me nxënësit e vitit të fundit të shkollës së mesme, mëngjesin e së premtes, më 23 mars, delegatët italianë do të vizitojnë shkollat ​​kryesore të Tiranës për aktivitete orientimi dhe në fund të ditës do të organizohet një takim me përfaqësuesit e Universiteteve më të rëndësishme shqiptare në mënyrë që të krijojnë kontakte për bashkëpunime të mëtejshme interuniversitare dhe/ose shkencore. Të gjithë ditën e shtunës, 24 mars, institucionet akademike italiane do t’i dedikohen takimeve të drejtpërdrejta dhe të personalizuara me studentët shqiptarë të interesuar për të studiuar në Itali. Çdo institucion do të ketë një stand në dispozicion nga ora 9.00 deri në orën 18.00, ku do jepen informacione dhe do të takohen të interesuarit.