Kjo faqe përdor cookie teknike, analitike dhe të palëve të treta.
Duke vazhduar shfletimin, ju pranoni përdorimin e cookies.

Ceremonia e përurimit të ekspozitës “Arkivi Fotografik i Pietro dhe Larissa Quaronit – Shqipëri 1928 -1931”

Ambasadori Alberto Cutillo mori pjesë ditën e premtë, më 17 maj, në ceremoninë e përurimit të ekspozitës “Arkivi Fotografik i Pietro dhe Larissa Quaroni-t – Shqipëri 1928 -1931”, që do të qëndrojë e hapur deri më 29 qershor në Qendrën për Hapje dhe Dialog COD në Tiranë, e realizuar në bashkëpunim me Ambasadën Italiane dhe Institutin Italian të Kulturës.

Ekspozita përmban rreth 85 fotografi, kryesisht të paekspozuara, të realizuara nga diplomati dhe bashkëshortja e tij gjatë qëndrimit të tyre në Ambasadën e Tiranës, dëshmi që ofrojnë një panoramë unike të jetës politike dhe shoqërore të asaj kohe.

Ngjarjet, njerëzit, peizazhet dhe traditat e Shqipërisë, ashtu si janë vëzhguar dhe përjetuar nga çifti Quaroni, janë në qendër të ekspozitës, që synon të vërë në dispozicion të studiuesve italianë dhe shqiptarë një trashëgimi me vlerë të madhe historike. Vizitorët mund të shohin gjithashtu dy dokumentarë të epokës dhe gjithë arkivin e çmuar të çiftit (mbi 750 fotografi), i dixhitalizuara posaçërisht për këtë aktivitet.

Aktivitetet do të vazhdojnë gjatë ditës së hënë, 20 maj, me konferencën e prof. Alberto Basciani-t, i cili do të përshkruajë kontekstin historik dhe politik në të cilin u zhvillua misioni i ambasadorit Quaroni në Tiranë dhe prof. Nevila Nikës, e cila do të paraqesë Tiranën e atyre viteve dhe personazhet më prestigjioze të kohës, të portretizuar shpesh në fotografitë e Arkivit.

Ishte gjithashtu e pranishme në inaugurim Cristina Quaroni, mbesa e Pietro-s dhe Larissa-s, njëkohësisht realizuese e iniciativës. Ambasadori Cutillo, duke nënvizuar kontributin e familjes Quaroni në krijimin, ruajtjen dhe ekspozimin e Arkivit, kujtoi se, ndërkohë që Larissa shkrepte fotografi të jashtëzakonshme, Pietro mbante shënime ndriçuese mbi përvojën e tij diplomatike, që përshkruanin me të njëjtën qartësi njerëzit dhe shoqëritë e vendeve që vizitonin.

img 16tirana piazza skanderbeg 1930

img 12 img 15