Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Shkëmbim përvojash në hetimet mbi pastrimin e parave nëpërmjet kriptovalutave

WhatsApp Image 2024-12-16 at 12.05.36 (1)

Në bashkëpunim me Përfaqësinë e OSBE- në Shqipëri, në datën 16 dhjetor 2024, pranë Ambasadës së Italisë u zhvillua një takim i organizuar nga Eksperti i Guardia di Finanza-s për Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi, Zëvendëskolonel Giampiero Carrieri dhe nga Eksperti për Sigurinë i Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë, Drejtues i Parë Salvatore Gava, me qëllim shkëmbimin e praktikave të mira dhe të përvojave në hetimet financiare përsa i përket pastrimit të parave nëpërmjet kriptovalutave, mes forcave të rendit të Italisë dhe Shqipërisë.

Në takim morën pjesë prokurorë dhe hetues të Strukturës së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK), funksionarë të Policisë së Shtetit shqiptar si dhe të Agjencisë së inteligjencës financiare shqiptare, gjatë të cilit u zhvilluan diskutime të ndryshme me qëllim shkëmbimin e njohurive dhe përmirësimin e strategjive hetimore.

Një grup ekspertësh italianë, ndër të cilët edhe anëtarë të Njësisë së posaçme mbi privatësinë dhe mashtrimet teknologjike të Guardia di Finanza-s e drejtuar nga Komandanti i saj, Gjenerali Antonio Mancazzo, si dhe përfaqësues të Shërbimit të policisë postare të Policisë së Shtetit italian, të Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe të Njësisë Kundër Falsifikimit të Parave të Armës së Karabinierëve, patën mundësi të diskutojnë mbi metodat dhe teknikat për hetimin e krimeve financiare komplekse që lidhen me valutat digjitale, duke vënë në dispozicion të forcave shqiptare të rendit njohuri të rëndësishme operative.

Kjo nismë vë në pah rëndësinë e zhvillimit profesional të vazhdueshëm dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar për fuqizimin e kapaciteteve të forcave të rendit në përballjen me sfidat që paraqiten nga veprat penale financiare moderne sikurse pastrimi i parave që lidhet me kriptovalutat.