Mision frytdhënës në Shqipëri i Prefektit Alessandro Giuliano, drejtor i Drejtorisë qendrore antikrim, i cili u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit shqiptar, Ilir Proda. Në qendër të takimit, bashkëpunimi midis forcave të rendit të të dy Vendeve dhe forcimi i mëtejshëm i luftës ndaj krimit të organizuar.
Prefekti Giuliano u prit edhe nga Ambasadori Marco Alberti, me të cilin u theksua rëndësia e bashkëpunimit policor e gjyqësor në marrëdhëniet midis Italisë e Shqipërisë.