Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Nënshkruhet Marrëveshje bashkëpunimi Itali-Shqipëri në sektorin shëndetësor

Accordo QSUNT-San Raffaele

Është nënshkruar sot në Tiranë një Marrëveshje e rëndësishme bashkëpunimi midis Universitetit të Mjekësisë Tiranë, Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Spitalit San Raffaele dhe Universitetit Vita-Salute San Raffaele.

Marrëveshja, e vlefshme për tre vite, parashikon një bashkëpunim strategjik me qëllim nxitjen e nismave të përbashkëta të vlerësimit, arsimimit, kërkimit shkencor dhe zhvillimit në sektorin shëndetësor e atë akademik.

Marrëveshja hyn në fuqi menjëherë dhe i hap rrugë një faze të re bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Italisë në fushën e mjekësisë dhe shëndetit publik.