Ambasadori Marco Alberti, i shoqëruar nga Eksperti i Guardia di Finanza pranë Ambasadës, Nënkolonel Giampiero Carrieri, u prit dje nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu.
Teksa u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer midis Autoriteteve kompetente italiane e shqiptare, u rinovua angazhimi për të promovuar më tej shkëmbimin e eksperiencave në sektorët me interes të përbashkët.