Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

UDHËZIMET PËR REGJISTRIMET NË UNIVERSITETET ITALIANE PËR STUDENTËT SHQIPTARË PËR VITIN AKADEMIK 2013-2014

Shtyhet afati për para-regjistrimet universitare dhe për regjistrimin në testet e pranimit.


KUJDES: Ministria e Arsimit italiane e Universitetit dhe Kërkimit ka shpallur sot dekretin n. 449 të datës 12 qershor 2013, me të cilin vendos të shtyjë për në shtator testet e pranimit për Fakultetet me numër të mbyllur.


Si pasojë e këtij ndryshimi është vendosur të shtyhet edhe data për paraqitjen e kërkesave për para-regjistrim, për të gjitha degët universitare italiane deri më datë 5 korrik 2013. Afati për të paraqitur kërkesën e para-regjistrimit nuk është më data 21 qershor, siç ishte njoftuar më parë, por data 5 korrik 2013).


Studentët që nuk e kanë bërë ende regjistrimin online në testet e pranimit për Fakultetet me numër të mbyllur (kujtojmë se regjistrimi online është i detyrueshem për të paraqitur kërkesën e para-regjistrimit), mund ta bëjnë, gjithmonë në sitin www.universitaly.it, prej datës 25 qershor 2013 (dhe mund të paraqesin faturën e regjistrimit në ditën e paraqitjes së kërkesës së para-regjistrimit). 
KUJDES: të gjithë studentët që kanë bërë regjistrimin online në këto teste duhet detyrimisht të hyjnë përsëri në sitin Universitality për të konfirmuar regjistrimin në test dhe duhet t’i dërgojnë Zyrës së Studentëve të Ambasadës (me email, në adresën scuole.tirana@esteri.it) faturën e re të regjistrimit të lëshuar nga sistemi.



KUJDES: KUSHTET PËR SIGURIMIN SHËNDETËSOR TË STUDENTËVE


 


Kujtojmeë të gjithë studentët që do të regjistrohen pranë Universiteteve italiane në vitin akademik 2013/2014, dhe që po ndjekin procedurën e para-regjistrimit, se për të marrë vizën e studimit duhet të dorëzojnë sigurim shendetesor pa asnje kufizim ose përjashtim nga tarifat e caktuara për shtrimin urgjent në spital, për të gjithë kohëzgjatjen e mbulimit.
Kujtojmë gjithashtu se, në rast se do të hasen vështirësi për pajisjen me këtë lloj sigurimi pranë agjencive shqiptare (shpesh sigurimet e bëra në Shqipëri përjashtojnë disa sëmundje), studentët mund t’i drejtohen Shoqërive italiane, që shpesh bëjnë të mundur pajisjen me sigurimin shëndetësor edhe jashtë shtetit. Ndër këto, theksojmë se Shoqëria  INA/Assitalia ka nënshkruar një Marrëveshje të veçantë me Ministrinë e Shëndetësisë italiane për sigurimin shëndetësor të studentëve të huaj në Itali (për informacion mbi policën e INA/Assitalia-s, mund të telefonini në numrin 0039 06 3611676; për informacion mbi policat e shoqërive të tjera mund të konsultoni adresat përkatëse të internetit).



 


 


NJOFTIME NGA UNIVERSITETET


 


Universiteti Politeknik i Milanos


– Universiteti Politeknik i Torinos


Universiteti Politeknik i Torinos


Universiteti i Firences


Universiteti i Modenas dhe Reggio Emilias


Universiteti i Bolzanos


Universiteti Cà Foscari i Venecias Broshura


Universiteti i Modenas dhe Reggio Emilias


– Universiteti i Perugias per te Huaj


Universiteti Politeknik i Markeve


Universiteti i Pavias


Universiteti INSUBRIA


Akademia e arteve të bukura të Bolonjës


Universiteti i Xhenovës


Universiteti i Milanos – Bicocca


Universiteti i Veronës


Konservatori i Muzikës G. F. Ghedini i Kuneos


PËRDITËSIMET JANË SHKRUAR ME TË KUQE


REGJISTRIMI I STUDENTËVE SHQIPTARË NË UNIVERSITETET ITALIANE. RREGULLA PËR DEGËT ME ‘NUMËR TË MBYLLUR’


Siç dihet, disa degë universitare në Itali (për shembull, Mjekësia) janë me ‘numër të mbyllur’, që do të thotë se nuk mjafton të bësh kërkesë për regjistrim, por duhet të kalosh edhe një test pranimi, dhe vetëm një numër i caktuar studentësh mund të pranohet. Për të ndjekur procedurën e para – regjistrimit në provimet e pranimit në të gjithë territorin italian (që do të zhvillohen në korrik), studentët e huaj që duan të ndjekin degët me numër të mbyllur DUHET TË REGJISTROHEN IN LINE NË ADRESËN WWW.UNIVERSITALY.IT  BRENDA DATËS 7 QERSHOR 2013.


 


 


ÇERTIFIKIM CELI 1 – 2 – 3 – 4 – 5
SEKSION I JASHTËZAKONSHËM 17 QERSHOR 2013
Regjistrimi për Celi 3 në këtë seksion të posaçëm i rezervohet:
– studentit që ka kaluar provën me shkrim apo provën me gojë në dy seksionet e fundit (nëntor 2012 dhe mars 2013) dhe regjistrohet në një kurs rekuperimi të detyrueshëm prej 30 (kush do të përsëritë provën me gojë) ose 45 orësh (kush do të përsëritë provën me shkrim);
– studentit që nuk ka mundur të regjistrohet në kohë për seksionin e marsit dhe që vërteton se zotëron njohuri të përshtatshme të gjuhës italiane duke superuar një test orientimi të detyrueshëm (me shkrim dhe me gojë), përcaktues për t’u pranuar në provim.
Kandidatët të cilët dëshirojnë të regjistrohen pranë një Universiteti italian mund të bëjnë një para-regjistrim me kusht pranë Konsullatave përkatëse, duke paraqitur mandatin e regjistrimit në seksionin e jashtëzakonshëm të qershorit.
Rezultatet e Seksionit të Jashtëzakonshëm CELI 3 do të komunikohen nga Universiteti i Perugia-s në kohë e duhur për kërkesën e vizës së studimit.
Për më shumë informacion klikoni këtu.


Lutemi të gjithë kandidatëve të shkarkojnë këtu të gjithë dokumentacionin e duhur dhe dispozitat e detajuara.


Ambasada e Italisë në Tiranë njofton studentët e interesuar se ka nisur proçedurat për regjistrimet pranë Universiteteve italiane për vitin akademik 2013-2014.
Të gjitha udhëzimet e MIUR (për vitet akademike 2011-2014), janë publikuar së bashku me listën e të gjitha kurseve universitare të disponueshme, në http://www.studiare-in-italia.it/studentistranieri.


Studentët që dëshirojnë të regjistrohen pranë Universiteteve italiane në vitin akademik 2013/2014 duhet:


FAZA 1
PARAQITJA E KËRKESËS PËR PARA- REGJISTRIM


Në një moment të parë, të dorëzohet dokumentacioni i nevojshëm për proçedurën e para-regjistrimit (do të dorëzohen personalisht nga të interesuarit pranë Ambasadës së Italisë, duke caktuar një takim nga data 21 mars deri në datën 21 qershor 2013); për të paraqitur dokumentacionin do të jetë e nevojshme të caktohet një takim me anë të programit “Prenoto online” i disponueshëm në faqen kryesore të sitit të internetit të Ambasadës, duke seleksionuar shërbimin “Para-regjistrime universitare”. 


Studentët duhet të paraqiten në datën e takimit të pajisur me dokumentacionin e mëposhtëm:
1- formulari i regjistrimit (modeli A);
2- formulari i autentikimit të fotografisë,
3- Fotokopje e pa legalizuar e formularit A1 ose A1Z i Maturës Shtetërore, sipas rastit Dëftesën e Pjekurisë, Diplomën universitare e shoqëruar nga Lista e Notave dhe programi i detajuar i Studimeve;
4- fotokopje e çertifikatës së njohjes së gjuhës italiane të nivelit B2;
5- fotokopje e pasaportës;
6- dy fotografi me ngjyra për dokument.


FAZA 2
DËRGIMI I DOKUMENTACIONIT PËR KËRKESËN E VIZËS


Më pas, nga data 1 qershor deri më 31 korrik, studentët që kanë përfunduar fazën 1 duhet të dërgojnë përmes Albanian Courier, edhe dokumentacionin e nevojshëm për lëshimin e vizës studim/Universitet.


1- Dëftesa e Pjekurisë apo Diploma Universitare nëse nuk janë dorëzuar gjatë kërkesës për para-regjistrim;
2- Formulari për kërkesën e vizës;
3- Deklaratë mbi të dhënat personale;
4- Pasaportë;
5- Deklaratë për vendbanimin;
6- Sigurim shëndetësor;
7- Vërtetim mbi shumën prej 5.750 euro në emër të vetë studentit.


Për udhëzimet e detajuara klikoni këtu.