Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Letra e Ministrit Terzi drejtuar bashkëatdhetarëve me rastin e zgjedhjeve parlamentare në Itali.

Të dashur bashkëatdhetarë,

po i afrohemi datës së votimit për rinovimin e Dhomës së Deputetëve dhe Sentatit të Republikes italiane. Vota është një e drejtë kushtetuese e të gjithë shtetasve italianë, brenda dhe jashtë Vendit, dhe garantohet nga ligji. Ushtrimi i votës nga secili prej jush është një detyrë qytetare thelbësore për vitalitetin e demokracisë së Vendit tonë dhe për të mbajtur të gjallë dhe të fortë marrëdhenien me mëmëdheun.


Identiteti juaj, lidhja jua me Italinë, shfaqen në forma dhe aktivitete të ndyshme, por pasqyrohen më së miri në pjesëmarrjen tuaj në zgjedhjet parlamentare italiane. Është mundësia më e mirë për ta bërë të dëgjohet zërin tuaj si dhe për të pasuruar debatin publik dhe pluralizmin. Vota e secilit prej jush do të stimulojë progresin e Italisë. 12 deputët dhe 6 senatorët që do të zgjidhen jashtë Italisë mbrojnë interesat tuaj dhe përfaqësojnë pranë autoriteteve qeveritare dhe istitucioneve shtetërore, ato çështje që për ju janë më të rëndësishme. Deputetët e zgjedhur jashtë Italisë ndikojnë gjithashtu në përforcimin e përfaqësimit global të Italisë, duke favorizuar marrëdhëniet e miqësisë dhe shkëmbimet ekonomike dhe kulturore me Vendet ku jetoni.


 


Ministria e Punëve të Jashtme, me zyrat në Romë dhe jashtë Vendit, është angazhuar për të bërë të mundur ushtrimin e së drejtës së votës. E ndjej në mënyrë të veçantë këtë përgjegjësi. I kam kërkuar rrjetit tonë diplomatik dhe konsullor të japë informacion sa më të gjerë dhe të plotë mbi procedurat zgjedhore. Më duhet të theksoj një datë të rëndësishme: zarfet me skedat e votimit duhet të dorëzohen pranë Zyrave konsullore brenda orës 16.00 të datës 21 shkurt 2013. Për çdo sqarim mund t’i drejtoheni zyrave konsullore ose faqes tonë www.esteri.it.


Me përshëndetjet më të përzemërta


Giulio Terzi