Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Koncerti VERDI Bashkëkohësi Ynë

Zyra për Bashkëpunimin Shkollor e Ambasadës së Italisë në Tiranë, në kuadër të Marrëveshjes Iliria, organizon në bashkëpunim me Liceun Artistik “J. Misja” të Tiranës koncertin VERDI Bashkëkohësi Ynë, për kremtimin e Dyqind vjetorin e lindjes së Giuseppe Verdi-t.
Me gjithë largpamësinë e tij, virtyt i modernizmit të rallë që përfaqësonte, ndoshta as ai vetë nuk do të kishte përfytyruar rritjen e vazhdueshme të famës së veprës së tij si dhe kremtimin sot të dyqindvjetorit të lindjes. Verdi luajti kompozimin e parë në spinetën që një artizan i kishte riparuar pa pagesë, duke nuhatur talentin e atij djaloshi. Përcaktues për të ardhmen e tij ishte takimi me Antonio Barezzi-n, i cili e mbeshteti duke paguar për studimet muzikore që e çuan Verdi-n aq larg Busseto-s, vendlindjes së tij. Ndoshta kurrë nuk e kishte menduar, ai që vinte nga një familje e thjeshtë bujqish, se vepra e tij do të arrinte suksesin që njohu, në të shkuarën ashtu si edhe në ditët tona,
Verdi u duartokit në teatrot në Itali dhe Evropë, në Milano dhe Paris, ishte përfqësues i modernizmit që shënoi etapat e lindjes së Italisë si komb, duke krijuar kolonën zanorë të Rilindjes italiane. Aria “Va’ Pensiero” e operës “Nabucco” u bë himni patriotik kundër pushtuesit autriak dhe Verdi ishte ndër deputetët e parë të Italisë së Bashkuar pas vitit 1861, njëkohësisht ndjekës i Mazzini-t dhe Italisë së Re. Krijimet e tij u njohën nga të gjithë, jo vetëm nga borgjezia por edhe nga populli. Në vendlindjen e tij, në bujtinat e zonës së Parmës, këndohet Verdi përpara se të duartrokiten veprat e tij në teatrin Regio të qytetit.
Për të festuar Dyqind Vjetorin e lindjes së Mjelmës së Busseto-s në rang shkollor, Zyra për Bashkëpunimin Shkollor e Ambasadës së Italisë në Tiranë dhe Liceu Artistik “J. Misja” i  Tiranës do të paraqesin më 25 prill, në Festën Kombëtare të lirisë dhe çlirimit kombëtar, koncertin VERDI, Bashkëkohësi Ynë, me Orkestrën Sinfonie të Liceut dhe Korin, drejtuar nga Artan Liçaj dhe Besa Kaçinari, me pjesëmarrjen e Solistëve të Teatrit të Operas dhe Baletit, pranë Universitetit të Arteve, në orën 19.00.

FTESA DHE PROGRAMI