Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Të njohësh, të ruash, të shfaqësh

Kërkimet italiane mbi trashëgiminë arkeologjike dhe monumentale në Shqipëri
Përurimi: 25 shkurt 2014, ora 12
Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të njoftojë se më 25 shkurt, ora 12, pranë Muzeut Historik Komëtar në Tiranë, do të përurohet ekspozita me titull Të njohësh, Të ruash, Të shfaqësh. Kërkimet italiane mbi trashëgiminë arkeologjike dhe monumentale në Shqipëri.
Nisma është fryt i bashkëpunimit të tre universiteteve italiane (Politeknikut të Barit, Universitetit të Parmës dhe atij të Chieti-Pescara-s) prej vitesh të angazhuara në kërkimet mbi trashëgiminë arkeologjike dhe arkitektonike në Shqipëri në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe Institutin e Arkeologjisë në Shqipëri.


Ekpsertë të tri disiplinave të ndryshme – arkeologjisë, arkitekturës dhe muzeologjisë – do të bashkohen, falë rolit koordinues të Institutit Italian të Kulturës, me qëllimin e përbashkët për të vlerësuar trashëgimisë kulturore dhe do për të prezantuar katër projekte që kanë të bëjnë me Muzeun Arkeologjik në Durrës, Amfiteatrin në Durrës dhe  Muzeun Arkeologjik në Tiranë.
Projektet lidhur me Muzeun Arkeologjik në Durrës dhe Tiranë  janë  realizuar nga DICAR (Departamenti i Shkencave të Inxhinierisë Civile dhe Arkitekturës) dhe Politekniku i Barit me koordinimin e Profesoreshës Anna Bruna Menghini, ndërsa projekti i vlerësimit të Amfiteatrit në Durrësit, i formuluar në dy versione të ndryshme në kuadër  të Misionit të Arkeologjisë Italiane në Durrës (Universiteti i Parma-s, Universiteti i Chieti-Pescara-s, Ministria e Punëve të Jashme) në bashkëpunim me Institutin e Arkeologjisë në Shqipëri dhe Institutin e Monumenteve të Kulturës, falë profesorëve Sara Santoro, Paolo Giandebiaggi dhe Claudio Varagnoli.


Përurimi i ekspozitës, që do të qëndrojë e hapur deri më 1 mars, do të paraprihet nga një tryezë pune për ekspertët e sektorit, me qëllimin për të intensifikuar bashkëpunimet shkencore dhe kërkimet e përbashkëta mes Universiteteve italiane dhe Institucioneve shqiptare. Ekspozita do të pasurohet nga një katalog që do të përmbledhë kontributet e tre universiteteve të përfshirë në projektin e vlerësimit të trashëgimisë arkeologjike shqiptare.   


Locandina