Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Komunikatë për shtyp

Italia shpreh vlerësimin për vendimin e Qeverisë shqiptare për t’i dhënë qeverisë së Irakut armët dhe municionet e nevojshme për forcimin e aftësive mbrojtëse të forcave kurde të angazhuara në përballjen me avancimin e ISIL-it.
Në kuadrin e angazhimit të përbashkët në luftën ndaj terrorizmit ndërkombëtar dhe në bashkëpunim me Shtetet e përfshira në këtë operacion, pala italiane u garanton Autoriteteve shqiptare mbështetjen e dakordësuar, duke ofruar suportin logjistik të nevojshëm për tranferimin e armëve dhe municioneve.