Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Projekti OJQ VIS “Projekt i interuar i zhvillimit rural ne komunat e Kelmendit dhe  Shkrelit  – Malesi e Madhe”Konferenca permbyllese

Me 23 janar u mbajt ne Shkoder, prane Fshatit te Paqes, konferenca permbyllese e iniciatives “veriu i Shqiperise: Projekt i interuar i zhvillimit rural ne komunat e Kelmendit dhe  Shkrelit  – Malesi e Madhe”, i realizuar  nga OJQ-ja italiane VIS dhe i bashkefinancuar nga Kooperacioni italian me nje kontribut prej 1.650.000 €. Ne kete aktivitet kane marre pjese perfaqesues te institucioneve te shumta dhe komuniteteve vendore te perfshire ne relizimin e projektit.

Iniciativa, siç u nenvizua nga partneret kryesore institucionale, ka kontribuar ne permiresimin e kushteve ekonomike dhe shoqerore te popullates se komunave Shkrel e Kelmend, me ane te krijimit dhe fuqizimit te aktiviteteve qe gjenerojne te ardhura, siç jane guest house te destinuara per turizem malor dhe investimet ne bujqesi, me nje kujdes te vecante per qendrueshmerine mjedisore te territoreve.


Zhvillimi i komuniteteve vendore eshte nje perparesi per Kooperacionin italian dhe projekti VIS e kryer ne menyre shembullore misionin e tij, duke forcuar interesin e popullsise perfituese, nga me te margjinalizuarat nga proceset e zhvillimit kombetar, ne ndarjen e te mirave materiale te perbashketa dhe duke mbeshtetur me force ownership-in ne aktivitetet e projektit – ka theksuar gjate diskutimit te tij drejtori i Zyres se Kooperacionit italian ne Tirane, Z. Andrea Senatori.
 
Kane pershendetur dhe Konsulli i Italise ne Shkoder, Z. Roberto Andreotti dhe Arqipeshkevi i Dioqezes Shkoder – Pult, Imzot Massafra, te cilet kane vene ne dukje raportet shume te mira qe projekti ka patur me institucione vendore ne zhvillimin e qendrueshem dhe respektin per mjedisin.


Gjate konferences u paraqit dhe vleresimi i pavarur i projektit i bere nga Z. Shkëlzen Marku. Mbi bazen e analizes se bere ne studim, projekti ka arritur nje pjese te madhe te objektivave dhe, mbi te gjitha ka dhene rezultate reale te perceptuara nga popullata perfituese – ka theksuar Marku.


Ne fjalen e saj presidentja e VIS, Carola Carazzone, ka vene ne dukje filozofine e projekteve te organizates qe ajo drejton, te cilat i vene shume rendesi perfshirjes aktive te komuniteteve vendore per ti bere me efikase programet e kooperacionit. Vleresime u shprehen dhe nga drejtorit i Fondit Besa, me i rendesishmi fond i mikrokredise ne Shqiperi, Z. Bajram Muça  dhe nga pergjegjesi i MADA, Agjensi per zhvillimin e zonave malore.


Pjesa e dyte e konferences pati deshmi direkte nga perfituesit e projektit, nga punonjes italiane dhe shqiptare duke bere nje panorame komplete te punes. Ne fund, Kryetari i Bashkise Shkrel dhe moderator mi konferences, Z. Ferdi Sterkaj, komunikoi dhenien e titullit honorifik qytetar nderi perfaqesuesit historik te VIS-it ne Shqiperise, Z. Pierpaolo Ambrosi, i cili, shume i emocionuar falenderoi te gjithe pjesemarresit dhe personat e perfshire ne projekt.