Më 28 Shkurt dhe 1 Mars, kryeqyteti shqiptar do të mirëpresë për të dytin vit “Balkan Wine Expo”, aktiviteti i vetëm që i kushtohet verës dhe që i adresohet tregut të Ballkanit.
Aktiviteti, i krijuar me nismën e Bacco Arianna Editore dhe kompanisë Green Tirana, u prezantua në media më 7 Dhjetor përmes një konference për shtyp që u mbajt në rezidencën e Ambasadorit Italian në Tiranë, Z. Massimo Gaiani.
Në sallat e Hotel Sheraton Tirana do të jenë të pranishëm më shumë se 100 prodhues verërash nga Italia dhe Vende të tjera, Konsorciume Mbrojtëse, si dhe do të paraqiten më shumë se 500 etiketa.
Aktiviteti do të zhvillohet në tri salla: një në dispozicion të U.VI.VE-s : Bashkimi i Konsorciumeve të Verërave të Veneto-s – me një delegacion të gjerë të prodhuesve të këtij rajoni; një sallë e dytë me një përzgjedhje të Konsorciumeve dhe te prodhuesve italianë më të rëndësishëm dhe një e tretë në dispozion të prodhuesve të Ballkanit si Shqipëria, Bullgaria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Workshopi ka qëllimin të krijojë mundësi të reja biznesi për kompanitë italiane dhe te huaja të orientuara drejt tregut të Evropës Jug-Lindore dhe i adresohet ekskluzivisht profesionistëve (importues, shpërndarës, enoteka, Horeca, shtypi, opinion leader) dhe dëshiron të jetë një mundësi për të krijuar kontakte dhe shkëmbime me palët e interesuara për të bërë biznes.
Gjatë seminarit, përvec operatorëve shqiptarë, do të jenë të pranishme edhe delegacione nga vendet e Ballkanit.
Tri ngjarje të rëndësishme do të shoqërojnë Balkan Expo Wine:
E Enjte, Shkurt 28 – ora 11.00 – Workshop:
Rregullat e konkurrencës dhe promovimi i territorit:
“Roli i emërtimeve të prejardhjes dhe i Konsorciumeve Mbrojtëse”
Mundësuar nga L.V.I.A. dhe Ministria Italiane e Punëve të Jashtme – Kooperacioni Italian për Zhvillim.
E Premte, 1 Mars- ora 11:00 – Seminar:
“Quajeni Prosecco vetëm nëse vjen nga zona e Prosecco-s “
Prosecco dhe Emertimi i origjinës së tij. Degustim i udhëzuar për të njohur veçoritë e kësaj vere dhe territorin e saj.
Promovuar nga Konsorciumi i Mbrojtjes së emërtimit të origjinës së kontrolluar të Prosecco-s.
E premte, 1 Mars – ora 15:00 – Seminar:
“2008 dhe 2009 Riserva: eleganca dhe kompleksiteti në dy vite të shkëlqyera të Chianti Classico”
Degustim i udhëhequr nga Konsorciumi i Vino Classico Chianti.
Ballkani është një mundësi e shkëlqyer për rritjen e eksporteve.
Me gjithë luhatjet e shkaktuara nga kriza ndërkombëtare ekonomike dhe financiare, ekonomia shqiptare ka vazhduar të bëjë përparim të dukshëm dhe të shënojë ritme pozitive rritjeje.
Tendenca parashikohet të rritet në të gjithë Ballkanin, me afrimin e kanditatëve në Bashkimin Evropian. Këto vende do të shndërrohen në destinacione të reja për tregun e verës, me perspektivën e zgjerimit drejt pellgut të madh rus.
Balkan Wine Expo është organizuar në bashkëpunim me:
Uvive – Bashkimi i Konsorciumeve të Verërave të Veneto-s, Ambasadë Italiane në Tiranë, Ministrinë e Bujqësisë së Shqipërisë, Dhomën e Tregtisë Italo-Orientale, Dhomën e Tregtisë së Tiranës, Dhomat e Tregtisë të Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnjes dhe Kosovës, Konsullatës Italiane në Tiranë, Shoqatës Sommelier në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit.