Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Fjalët e Ritës. Spektakël teatror nga dhe me Valeria Patera.

Tiranë, Teatri Kombëtar i Komedisë
E premte 8 mars, ora 18.30 

Instituti Italian i Kulturës në Tiranë ka kënaqësinë t’ju informojë se, me rastin e Festës së Gruas, do të shfaqet në Tiranë spektakli Fjalët e Ritës dhe do t’i bëjë homazh shkencëtares së madhe Rita Levi Montalcini  e larguar nga jeta kohët e fundit.
Figura e Rita Levi Montalcini-t, lindur në Torino më 1909 dhe vdekur në Romë 30 dhjetorin e shkuar, do të kujtohet më 8 mars si paradigma e një gruaje të jashtëzakonshme, dhe hebre, që diti të afirmohej si shkencëtare e madhe në një botë që i lejonte pak hapësirë grave.
Spektakli, nga dhe me Valeria Patera-n, pas një prezantimi në Vlorë më 6 mars, do të shfaqet në skenë të premten më 8 mars në Teatrin Kombëtar të Komedisë në Tiranë, në orën 18.30.
Një tavolinë, një karrige, një mikroskop dhe gjashtë videoklipe do të risjellin kujtime, magji dhe pasione të Rita Levi Montalcini-t, çmimi Nobel në mjekësi në 1986-tën.
Duke marrë frymëzim nga autobiografia dhe letrat që Rita i shkruante nënës dhe binjakes Paola nga Shtetet e Bashkuara , Valeria Patera ka shkruar, sëbashku me Andrea Grignolio-n, një spektakël për t’u ndjekur me tru, sy dhe veshë, që të na kthejë idenë e lehtësisë dhe të gjallërisë të shprehura nga figura e Rita Levi Montalcini-t.
Rezultati i shkrimit regjizorial të Valeria Patera-s është një ndërthurje e pazakontë mes fjalësh, imazhesh dhe tingujsh  që formojnë një portret të papritur të shkencëtares të madhe.
Spektakli, në gjuhën italiane, do të shoqërohet me nëntituj përshkrues në shqip.


Valeria Patera e formuar si aktore me Dario Fo dhe Franca Rame, më pas ka frekuentuar Shkollën Profesionale për Aktorë të CTA  të Milano-s, për t’u diplomuar më vonë në Dramaturgji pranë Shkollës Civile të Artit Dramatik Paolo Grassi të Milano-s. Është diplomuar në filozofi teoritike me Carlo Sini-n, duke mbrojtur një temë mbi shkrimet e Samuel Beckett-it. Duke gëzuar një ekperiencë profesionale që nga recitimi, deri te shkrimi, regjia, sjell një linjë ku ndërthuren gjuhë të ndryshme skenike, e bindur se poezia është lënda bazë për çdo veprim artistik. Fituese e Çmimit Ndërkombëtar Teatri i Figurës dhe finaliste për Çmimin e Dramaturgjisë Teatri Total.
Spektakli organizohet nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Komedisë në Tiranë dhe me Timos- Teatro Eventi.


Teksti: Andrea Grignolio e Valeria Patera
Projekt video: Valeria Spera
Ndriçimi: Trui Malten